Kanë qenë të shumtë figurat e larta politike apo edhe nga bota e artit dhe sportit që kanë dhënë mesazhin e tyre të fundit për Nelson Mandelan.
Presidenti Amerikan Barack Obama shprehu ngushëllimete e tij dhe tha se ishte një nga miliona njerëz nëpër botë që u inspirua nga Nelson Mandela. Mesazhit të tij iu bashkua dhe Michelle Obama e cila tha se Mandela ishte një shembull i jashtëzakonshëm i mirësisë, kurajos dhe dhembshurisë për tjetrin. Shtëpia e Bardhë dhe të gjitha institucionet e tjera kanë ulur flamurin në gjysëm-shtizë në nder të Mandelas.
Edhe dy ish-presidentët amerikanë, Xhorxh Bush dhe Bill Klinton kanë dhënë mesazhin e tyre duke thënë se i bashkoheshin njerëzve në Afrikën e Jugut dhe në gjithë botën në celebrimin e jetës së Nelson Mandelas, një njeri që e bëri këtë botë një vend më të mirë.
Por mesazhe ngushëllimi erdhën edhe nga bota e sportit. Ylli i Real Madrid postoi në profilin e tij në Twitter një foto me ish-presidentin e Afrikës së Jugut duke thënë se gjithmonë do të inspirohej nga ai. Mesazhe erdhën edhe nga braziliani Pele dhe ish-boksieri Muhamed Ali.
Lajmin për vdekjen e Mandelas e dha ditën e enjte nga presidenti aktual i Afrikës së Jugut, Jakob Zuma, i cili në një mesazh emocional tha se Mandela u nda nga jeta i qetë, pranë familjes së tij. Sipas Zuma-s, kombi humbi djalin e saj, ndërsa populli afrikan humbi babain e tyre.