TIRANE- Thanas Gjinopulli, ose siç njihet shkurt me emrin "Nasho" ka qënë i dyshuari kryesor i prokurorisë dhe policisë së Shtetit, në rastin e zhdukjes së biznesmenit Eduart Belegu. "Nasho", emri me të cilin e njohin të gjithë, para viteve '90 ka qënë mes rradhëve të policisë, dhe se gjatë shërbimit të tij në këtë kohë ka mbajtur detyrat si hetues dhe specialist kriminalistike. Pikërisht një ish-ekspert policie në fushën e krimit, ka qënë njeriu më i dyshuar në zhdukjen e biznesmenit Eduart Belegu. Nasho, rezulton të jetë personi i fundit që Belegu ka marrë kontakte në datën e 22 marsit dhe 23 marsit 2010 dhe më pas është zhdukur së bashku me 8 topa me dollarë që sapo ja kishte marrë Thanas Gjinopullit.
Belegu, ka dalë nga magazina tregtare e tij që ndodhet në afërsi të pallatit të sportit "Asllan Rusi", dhe se aty ka takuar dy apo tre persona, dhe më pas gjurmët e tij humbin. Për gati një vit me rradhë, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit kanë kryer hetime për të rënë në gjurmët e Belegut, duke pasur përballë një person të dyshuar, që pjesën më ta madhe të viteve të jetës së tij, i ka kaluar në hetuesinë kriminale.