Pallati i Bashës, ekspertët 1500 vrima tek kollonat e kompleskit

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANE- Ekspertët e xhenios dhe INUK pritet të hapin rreth 1500 vrima në kollonat e betonit të kompleksit "Jon". Gjatë ditës së djeshme një grup eskpertësh ka kryer verifikimet e nevojshme, ndërkohë që ndërhyrja më e madhe do të kryhet në pjesën ku është vendosur ashensori, pasi dhe sasia e kollonave të betonit është më e madhe.

Mësohet se të gjitha vrimat pritet të mbushem me eksploziv dhe se pritet që fundjavën tjetër sipas burimeve të INUK do të kryhet dhe shëmbja e plotë e objektit. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, banorët e pallatit kanë vazhduar heqjen e paisjeve shtëpiake nga banesat e tyre.

Sot është dhe afati i fundit i heqjeve të paisjeve nga banesat e tyre dhe pas përfundimit të këtij afati asnjë nga banorët nuk do të lejohet më të hyjë në objekt, pasi kompleksi "Jon" do vihet në ruajtje nga policia dhe inspektorët e INUK. Për të përshpëjtuar veprimet e heqjeve së paisjeve nga banesat, mjetet e rënda kanë goditur dhe disa kollona mbajtëse të pallatit, si dhe kanë shkatërruar puthuajse totalisht pjesën ballore dhe pishinën.

Share This Video


Download

  
Report form