KORCE- Mashtronin klientët duke i dhënë libreza falso, dhe paratë që qytetarët mendonin se i kishin depozituar në bankë për t'i siguruar, kalonin në xhepat e tyre.
Hetimet disa mujore zbuluan skemën e mashtrimit përmes të cilës janë grabitur 2.8 milionë euro nga filial i "Raiffeisen Bank" në Bilisht të Korçës.
Pesë persona, mes tyre 4 bankierë të këtij filiali banke dhe një pronar lojrash fati, janë arrestuar mbrëmë në kuadër të operacionin "Bankieri" i nisur më 4 shtator 2013 me arrestimin e drejtorit të filialit në Bilisht të Korçës, Blendi Andrea Topalli.
Policia e Korçës thotë se operacioni i koduar "Bankieri" është realizuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga Strukturat e Drejtorise se Policisë Qarkut Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korcë dhe Komisariatin e Policisë Devoll.