Kryeministri Edi Rama, në prezantimin e fitueses për drejtimin e Drejtorisë Arsimore të Tiranës Mimoza Kuqi Demollari, ka bërë edhe një ekspoze të planit të tij për zhvillimin e arsimit. Sipas kreut të qeverisë, duhet mbushur hendeku që ekziston mes mësuesve dhe fëmijëve, dhe prindërve me fëmijët.