DURRES - Shembet një pjesë e kodrës tek Shkëmbi i Kavajës, duke zënë poshtë dy persona. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës.
Dyshohet se, rrëshqitja e kësaj pjese toke ka ndodhur pas reshjeve të shumta që kanë rënë ditët e fundit.
Dy personat janë lënduar lehtë, pasi në ndihmë të tyre kanë ardhur banorët e zonës të cilët i kanë nxjerrë jashtë, pas shembjes.
Mësohet se, dy të lënduarit mblidhnin skrap te ish-tunelet e ushtrisë.