A1 Report - Kodheli padi penale Imamit per reklamat, abuzoi me 1.2 mln €

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANË - Akuzat për abuzime me 1.2 milion euro pagesa për reklamat televizive kanë çuar në prokurori ish-ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami. Ishte ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ajo që ka bërë publike padinë në prokurori ndaj Arben Imamit, aktualisht deputet i Partisë Demokratike, i cili në 4 vitet e qeverisjes së kaluar mbante postin e ministrit të Mbrojtjes.

Pëmes një deklarate për shtyp bërë sot rreth orës 14:00 nga godina e kryeministrisë ministrja e Mbrojtjes bëri të ditur se Imami akuzohet për konsumimin e veprave penale, "shpërdorim detyre", "shkelje e kontributeve të dhëna nga shteti" dhe "shkelje të barazisë në tendera".

"Ky nuk është një kallëzim i zakonshëm. Është një padi e mirëargumentuar dhe e përgatitur nga një grup ekspertësh që e kanë shqyrtuar deri në detaje këtë aferë korruptive të cilët kanë dalë në konkluzionin që kush ka qenë pjesë të dalë para drejtësisë. I kërkoj në mënyrë të veçantë Prokurorisë së Përgjithshme që të hetojë në lidhje me këto procedura që kanë çuar në abuzime të mëdha me paratë publike."- nënvizoi Kodheli.

Share This Video


Download

  
Report form