A1 Report - Vrasja ne Follorine, familjaret: I vrane ne token shqiptare

Report TV 2015-08-21

Views 2

KORCE- Trupat e pajetë të vëllezërve Çollaku të cilët u ekzekutuan në orët e para të së dielës (8 dhjetor) nga policia greke gjatë një përleshje me armë në Follorinë mbërritën sot pranë familjeve ku do u zhvillohet ceremonia mortore.

Familjarët dyshojnë se policia greke i ka vrarë në territorin shqiptar. Sipas tyre, fillimisht është plagosur vetëm njëri prej vëllezërve dhe tjetri e ka marrë në krah dhe e ka futur në territorin shqiptar. Më pas sipas tyre, policia i ka ndjekur pas duke i qëlluar e duke i lënë të vdekur.

Sot paradite familjarët tërhoqën trupat nga morgu i spitalit grek dhe përmes doganës së Kapshticës kanë hyrë në tokën greke, informon gazetarja jonë në Korçë Lediona Xheladinaj. Si pasojë e përplasjes humbi jetën edhe një polic grek.

Familjarët thonë se veprimi i policisë greke ishte kriminal. "Kërkojmë zbardhjen e së vërtetës. Viktimat nuk u paralajmëruan. Nuk ishin trafikantë"- i kanë thë ata gazetares tonë Lediona Xheladinaj e cila shkoi në fshatin e viktimave, në Shuec të Devollit.

Share This Video


Download

  
Report form