FIER- Një 27-vjeçar Roskoveci i Fierit ka humbur jetën pasi është goditur me thikë nga një bashkëfshatar i tij pas një grindje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Suk në Fier, rreth orës 18:00.
27-vjeçari, Kastriot Toska u godit dy herë me thikë nga bashkëfshatari i tij, Tomorr Kaso, duke marrë si pasojë plagë të rëndë.
I riu u dërfgua me urgjencë në spitalin e Fierit, ku edhe ndërroi jetë, pasi nuk mundi t'i rezistojë plagëve të marra.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në grindjen mes dy të rinjve, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.