A1 Report - Berat, arrestimi i Kudret Shukës flasin familjaret e Rajmond Pemes

Report TV 2015-08-21

Views 19

BERAT - Arrestimi i Kudret Zhupës, ka kthyer edhe njëherë kujtimin e ditës kur i vranë djalin, Kujtim dhe Hamide Pemës. Ata thonë se kishin vite që nuk kishin dëgjuar më të flitej për hetimet për krimin dhe lajmi për arrestimin e autorit, të cilët tashmë i bën të ndihen disi më të lehtësuar.

"Lajmin e mora nga televizori, e hapa dhe degjoca Rajmond Pema dhe u trishtova menjëherë, kishte vite që nuki kisha degjuar as zërin e asnjëgje, as emrin e tij. Çfarë të them unë e morën aty 4 veta me taksi të bardhë, atje i bënë tortura e dinë vetë ata i kanë të shkruajtura të tëra" shprehet për A1Report Hamide Pema.

Eduart Pema i njohur edhe me emrin Rajmond në atë kohë 27 vjeç dhe Arjan Avdullaj, janë rrëmbyer, torturuar vrarë dhe djegur në qendër të lagjes Kushtim në Berat, 17 vite më parë. Policia e Beratit arrestoi Zhupën, njeri I afërt I Lul Cakës, ky i dënuar përjetë për tjera vrasje, ndërsa ka identifikuar edhe 2 persona të tjerë si bashkëpuntorë në krim. Sipas familjarëve, Pema, ishte i larguar nga burgu gjatë trazirave të vitit 1997, pak kohë para se ta ekzekutonin.

Share This Video


Download

  
Report form