A1 Report - Kreu i Policise italiane: Task force me Shqipërine per luften ndaj krimit

Report TV 2015-08-21

Views 0

Policia italiane do të ngrejë një task forcë të përbashkët me policinë shqiptare për të forcuar bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar. Këtë e ka shprehur në një intervistë për "A1 Report", Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Italiane, Alessandro Pansa.

Sipas kreut të Policisë Italiane, ngritja e kësaj task force do të veprojë për personat në kërkim dhe trafikun ilegal.

"Kemi besim tek nismat e qeverisë, pasi trafiku i drogës vijon të jetë problem. Po kështu janë 99 të arrestuar, të kërkuar nga drejtësia në dy vendet tona", u shpreh Pansa.

Ndërkaq, kreu i Policisë Italiane bëri të ditur se po zhvillohen bisedime për të përfshirë në këtë bashkëpunim edhe Greqinë.

Share This Video


Download

  
Report form