A1 Report - Hetim Topallit për abuzime?Meta:Sa te jem une fotoja e saj do jete ketu

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- Kryetari i Parlamentit jep një përgjigje diplomatike pyetjes nëse do të ketë dhe Kuvendi transparencë të parave të përdorura më herët, në kuadër të nismës që ka ndërmarrë mazhorancë për të vendosur para ligjit paardhësit që kanë abuzuar me fondet publike.

I pyetur a do të ketë edhe Kuvendi një transparencë të parave të përdorura më herët prej tij?

Meta u përgjigj: "Po të ktheheni pak majtas mund të shikoni fotografinë e znj. Topalli të cilën unë e shoh çdo ditë para se unë të futem në zyrë. Të cilën do të vazhdoni ta shikoni për aq kohë sa unë do të jem në detyrën e Kryetarit të Kuvendit. Do të falënderoj edhe kolegun tim z. Veljanoski që i dha mundësinë paraardhëses znj. Topalli që ti drejtohet Parlamentit të Maqedonisë . Ndaj unë sot kam kënaqësinë që ti jap mundësinë z. Veljanoski ti drejtohet Kuvendit të Shqipërisë."

Përgjigja u dha sot gjatë konferencës për shtyp me kryetarin e parlamentit të Maqedonisë.

Ndërsa kryetarja e komisionit të jashtëm, Arta Dade, kërkoi në këtë seance plenare që komsioni hetimor parlametar që mund ngrihet për të hetuar shkarkimet në administratë, të hetojë dhe shpenzimet e bëra në 8 vite nga Jozefina Topalli

"E mbështes propozimin tuaj për një komision hetimor, që përveç çështjes në fjalë kam një tjetër shqetësim. Për vërejtjet që janë bërë nga KE për shpenzimet në parlament dhe nga ky komision të bëhet një hetim i thellë për shpenzimet e parlamentit në 8 vite"- tha Dade.

Share This Video


Download

  
Report form