A1 Report - Skandali i Pukes, ne pranga edhe ish-kreu i Gjykates, Lleshi

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE- Pas miratimit nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë i kërkesës së Prokurorisë së Tirsnës, për arrestimin e ish-kryetarit të Gjykatës së Pukës, sot është bërë edhe arrestimi i tij. Shtjefën Lleshi është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës, në lokalin poshtë banesës së tij në "Don Bosko".

Ish-kryetari i Gjykatës së Pukës akuzohet për korrupsion për skandalit të publikuar nga "Fiks Fare".

Gjykata e Tiranës ka vendosur ndërkaq, marsën e arrestit me burg për ish-kryetarin e Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi, duke e çuar kështu në 7 numrin e të arrestuarve si të përfshirë në këtë çështje.

Po kështu, disa ditë më parë për këtë çështje, janë arrestuar me urdhër të prokurorisë së Tiranës kryeprokurori i Pukës Pëllumb Prençi dhe zyrtarë të tjerë, të kësaj prokurorie dhe gjykatës së Pukës.

Dy ditë më parë Gjykata e Tiranës vlerësoi të ligjshëm arrestimin e 6 personave të përfshirë në skandalin e Gjykatës së Pukës duke lënë në burg ish-prokurorin, sekretaren, kancelaren, 2 avokatë dhe sekserin, i cili në këmbim të parave ndikonte tek funksionarët publikë.

Share This Video


Download

  
Report form