A1 Report - C4 ne makinen e Dervishit Garda shmang atentatin

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANË - Sqarohen rrethanat e gjetjes së më shumë se 200 gram C4 në makinën e Prefektit të Vlorës, që sapo kishte hyrë në selinë e kryeministrisë. Burime nga uniformat blu kanë bërë të ditur se, makina i përket Besnik Dervishit, prefekti i Qarkut të Vlorës, i cili ka qenë duke drejtuar makinën. Ai ka udhëtuar nga Vlora në Tiranë mëngjesin e sotëm, duke pasur lëndën shpërthyese C4 gati për të shpëthyer.

Mësohet se, Dervishi ka shkuar në selinë e kryeministrisë ku kishte lënë një takim me drejtorin e Departamentit të Antikorrupsionit në Kryeministri, Ergys Hoxha.

Sipas policisë, Dervishi e ka lënë makinën në hyrje të selisë së kryeministrisë, duke i kërkuar një shoferi që ta parkonte atë. Ergys Hoxha ka qenë duke e pritur në këmbë që të shkonin së bashku në kafe.

Makina ka hyrë brenda në perimetrin e kryeministrisë, në bulevardin "Dëshmorët e kombit", rreth orës 09:20 minuta të ditës së sotme (13 gusht 2013).

Kontrolli i specializuar i ushtruar nga efektivat e Gardës në hyrje të zonës së brendshme të Kryeministrisë, konstatoi objektin e dyshuar si eksploziv në pjesën e poshtme të automjetit pranë gomës së pasme në krahun e shoferit, e lidhur me shasinë e automjetit. Menjëherë është vënë në alarm Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës e cila rrethoi godinën me shirit dhe bllokoi lëvizjen e qarkullimit në të gjithë bulevardin.

30 minuta më pas ekspertët e xhenios kryen shpërthimin e kontrolluar objektit të dyshimtë që ndodhej në makinë tip Peugeot model 407 ngjyrë gri me targa TR 5066 N. Makina është në pronësi të prefektit të Vlorës.

Në vendngjarje edhe kreu i SHISH, Visho Ajazi. Gjithashtu aty janë dhe kreu i Gardës Gramoz Sako, ministri i Brendshëm Saimri Tahiri, dhe ministrja e Mbrotjes Mimi Kodheli.

Share This Video


Download

  
Report form