Protestat qytetare duket se ç'do ditë po ngrenë krye edhe më shumë. Problematika e gjendjes rrugore si shkak i aksidenteve të shumta, ka shërbyer si nxitje që shoqata "Reago" të zgjedhë këtë mënyre origjinale për të protestuar para ministrisë së transporteve. Përreth 4 minuta këta të rinj kanë qëndruar në bulevard duke bllokuar qarkullimin me apelin për marrjen e masave në sistemin rrugor.