Georgievski: Shqiptarët me qëndrim të duhur për Car Dushanin

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Kundërshtimi i ashpër i shqiptarëve të Maqedonisë për përmendoren e Car Dushanit, ishte një akt i popullit shtet-formues dhe i pjekur. Ish kryeministri Ljubço Georgievski në emisionin Rruga Drejt tha se për dallim të kësaj sjelljeje të duhur të shqiptarëve, heshtja e maqedonasve është e pakuptueshme dhe e turpshme.

"Dua ti përgëzoj shqiptarët për sjelljen e tyre, duke filluar nga mediat, politikanët, intelektual të pavarur dhe Organizata Joqeveritare që u kyçën në këtë fushatë, dhe nga ana tjetër jam në siklet dhe më vjen turp që nuk u pa kjo nga ana maqedonase. Le të themi se Qeveria e ka vendosur atë, por nuk ka asnjë reagim nga parti, struktura, intelektualë, akademikë, të disa strukturave nacionaliste luftëtare maqedonase. Është shumë interesant, ata organizata të cilat gjithmonë janë të parat në betejën kundër grekëve, bullgarëve, shqiptarëve, përnjëherë u zhdukën. Nuk është as kongresi botëror maqedonas, as televizioni "Sonce", as Latasi, as Milenko...", tha Ljubço Georgievski, ish kryeministër.

Kryetari i partisë së re Aleanca për Maqedoninë Pozitive Ljupço Zikov vlerëson se vendosja fshehurazi e përmendores dhe distancimi i institucioneve prej saj ka shkaktuar reagimin e shqiptarëve, dhe demolimin e përmendores.

"BDI duhet të vazhdojë të rrënojë përmendoret, kjo do të ishte kahja pozitive e kësaj pune. Ajo që vazhdon të qëndrojë është jo-transparenca me të cilën është ngritur kjo përmendore. Duke u përgatitur për emisionin, e pashë se kjo përmendore nuk ishte as në programin e përmendoreve në projektin Shkupi 2014. Ministrja e Kulturës Kançevska në prill kishte ekspoze për atë se çfarë ishte ndërtuar, dhe dha planin çfarë duhet të ndërtohet, dhe kjo përmendore nuk ishte aty. Kështu e gjithë procedura është jo-transparente dhe me siguri ka zgjuar ndjenjat e bashkëqytetarëve tanë shqiptarë që ta bëjnë atë që e bënë", u shpreh Ljupço Zikov, kryetar i AMP-së.

Për Georgievskin është absurde heshtja e maqedonasve dhe orientimi i tyre pro-serb këto 20 viteve të fundit, e që përsëri doli në pah me rastin e përmendores së Car Dushanit.

"Për 20 vjet nuk e kam herën e parë që të shpreh dëshpërimin tim për faktin që maqedonasit janë aq pro-jugosllav, dhe nuk mund të lirohen nga ajo ideologji pro-jugosllovene. Por, duhet ta ndryshoj këtë kualifikim sepse kjo nuk është ideologji pro-jugosllovene, por pro-serbe. Unë jam i dëshpëruar që Maqedonia edhe pas 20 vjetëve të jetë aq pro-serbe, unë nuk mund ta kuptoj këtë. 90% e problemeve tona na erdhën nga Jugosllavia dhe direkt nga Serbia, u dridhnim mos të hyjë Millosheviqi, na morën armët, paratë, dhe sot pas 20 viteve ne mund ti falim gjithçka politikës serbomadhe, nuk flas për popullin serb, jemi të gatshëm të rrihemi me shqiptarët për Car Dushanin. Unë nuk mund ta njoh Maqedoninë, për çka u munduam këto 20 vite. Në këtë qasje të shqiptarëve, të revoltit, të protestave, unë shoh një akt shtet-formues, dhe rreth këtij akti duhet të bashkohemi. Tani kemi situatë që shqiptarët e mbrojnë Maqedoni...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS