Kuvend, debat i ashpër për lirinë e shprehjes

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Pushteti përmes propagandës dhe reklamave qeveritare po ushtron presion ndaj mediave. Ndërkaq gjendja katastrofike lidhur me lirinë e shprehjes dhe të mediave dëshmohet me radhitjen në fund të listës së çdo raporti që mbërrin nga ndonjë Institucion rëndësishme ndërkombëtare. Në debatin e sotëm në parlament aktivistja për të drejtat e njeriut Mirjana Najçevska theksoi se problemi kryesor i mediave qëndron tek mungesa e mbrojtjes gjyqësore, ndërkaq për kryetarin e SHGM-së Naser Selmani është e papranueshme që qeveria shfrytëzon paratë publike për propagandë politike. Deputetët e VMRO-së dhe LSDM-së shkëmbyen akuza dhe kundër akuza rreth fajtorëve kryesor për ngufatjen e fjalës së lirë.

"Për sa i përket lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, problemi më i madh qëndron tek mungesa e mbrojtjes gjyqësore. Kjo u dëshmua shumë qartë, në vitin 2011 gjykatësit dolën me një kërkesë për kufizimin e lirisë së shprehjes kur opinioni filloi të ngrejë çështjen e pavarësisë dhe paanshmërisë së tyre. Liria e shprehjes nuk është e cenuar vetëm kur bëhet fjalë për mediat, por në një nivel shumë të madh në nivel të individit. Pushteti në mënyrë të hapur e propagandon njëmendësinë me reklama të paguara, sikurse reklama me emrin 'Flamur, ti je Maqedoni' ku promovohet njëmendësia. Të mos flasim për qytetarin si individ, të cilit i është bërë e ditur se nuk ka të drejtë të shpreh pakënaqësinë ndaj pushtetit", tha Mirjana Najçevska, aktiviste për të drejtat e njeriut.
"Shihni raportin e KE-së për përparimin e Maqedonisë në vitin 2013. Pjesa për lirinë e medieve është raporti më i keq për tani. Vlerësime të njëjta kanë edhe amerikanët. Si vend kandidat për anëtarësinë BE dhe NATO këto vlerësime duhet të na shqetësojnë seriozisht. Mendoj se ka ardhur koha që realitetin ta shohim në sy. Nuk kam asgjë kundër që mediet ta përkrahin ose ta kritikojnë Qeverinë, por jam kundër që paratë publike të harxhohen për propagandë politike. Nuk mund të mos e përmend rastin e Kezharovskit. Me të vërtet nuk mund të shpjegoj se kujt i duhej ky rast. Shpresoj se nxorëm mësim se si nuk duhet të sillemi ndaj lirisë së medieve. Për Kezahrovskin nuk duam mëshirë, dëshirojmë që gjykatat tona ta respektojnë praktikën gjyqësore të gjykatës evropiane në Strazburg", u shpreh Naser Selmani, kyretar i SHGM-së.

Deputetët e VMRO-së dhe LSDM-së shkëmbyen akuza dhe kundër akuza rreth fajtorëve kryesor për ngufatjen e fjalës së lirë.

"A mund të ketë liri të mediave kur gazetarët në Maqedoni pranojnë se marrin para për përmbysjen e pushtetit të qeverisë. A mund të ketë liri kur ata marrin para ta huaja ndërkaq e dimë se legjislacioni ynë ndalon financimin nga burime të huaja të fushatave zgjedhore të partive politike? A mund të kemi liri kur 80% e padive ndaj gazetarëve janë ngritur nga të ashtuquajturit gazetarë që luftojnë për liri", deklaroi Ilija Dimovski, VMRO DPMNE.

"Askush në shoqërinë tonë nuk ka më dilemë se opsesioni më i madh i kryeministrit Nikolla Gruevskit është t'a kontrollojë çdo ...

Share This Video


Download

  
Report form