POGRADEC - Të gjithë prodhuesit tradicionalë të verës kanë nxjerrë produktin e këtij viti mbrëmë në një organizim të përvitshëm, të shoqëruar me një panair të gatimeve tradicionale.
Edhe pse temperaturat shënonin disa gradë nën zero, përveç vendasve nuk kanë munguar në festë edhe mysafirët nga qytetet e tjera të vendit. Ata janë shprehur të entuziasmuar për këtë festë, që tashmë është kthyer në një traditë për qytetin e Pogradecit.
Kryetari i bashkisë ka përshëndetur gjithë prodhuesit, të cilët po mbajnë gjallë këtë traditë të çmuar për qytetin, duke i dhënë Pogradecit disa çmime ndërkombëtare.