A1 Report - Buxheti 2014, Cani: 350 mln $ i kthejmë biznesit, jo borxh të ri

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE- Në Konferencën e kryetarëve Ministri i i i Financave, Shkëlqim Cani paraqiti sot paradite projektligjin për " Buxheti i Shtetit për vitin 2014" dhe "Paketën Fiskale".

"Nuk presim mrekulli por realizëm, dhe ndryshim mentaliteti dhe transparencë në përdorimin e fondeve publike. Të ardhurat rriten me 42 mld lekë. Eshtë më i madhi në historinë e Shqipërisë dhe ka rritjen të madhe të të ardhurave. "- tha ministri i Financave duke prezantuar pr/buxhetin 2014.

Totali i të ardhurave parashikohet të jetë rreth 364 miliardë lekë, me një rritje prej 13%, apo 42 miliardë lekë, në raport me buxhetin e rishikuar 2013, ndërsa shpenzimet janë 460 miliardë lekë, defiçiti 95.600 milionë lekë. Stoku i borxhit shtetëror vlerësohet të arrijë në 965,9 miliardë lekë, ose 6.9 miliardë euro.

Ministri i Financave tha se niveli i investimeve publike për 2014 do të më i lartë se 2012, por në tërësi do shkojë mbi 1 miliardë lekë. "Gjatë 2014 do shlyhen 35 miliardë lekë borxhe të prapambetura që i përkasin investitorëve dhe biznesit". Cani tha se rritja ekonomike për 2014 parashikohet të jetë
2.1 % ndërkohë që pas 2015 do të nisë ulja e borxhit publik. Ministri i Financave foli dhe për rritje të pensioneve në 2014, por pa dhënë një shifër.

Në këtë pr/buxhet sektorët prioritarë janë arsimi, shëndetësi bujqësia dhe insfrastruktura. Shpenzimet kapitale si zë më vete është 65 miliardë lekë.

Share This Video


Download

  
Report form