Është dita e dytë që deputetët diskutojnë mbi projekt buxhetin e vitit të ardhshëm. Megjithatë, në replikat nuk mungonin as rikujtimet për atë çfarë ndodhi vitin e kaluar kur u miratua buxheti për vitin 2013.
"Këtë bredh që e shihni këtu është dekoruar mirë, Trajko Veljanovski e ka të sigurt karrigen e tij, dhe shpresojmë se Zoran Stavreski në fund të seancës , dorën e tij të djathtë do ta mbajë në xhepin e tij të djathtë dhe nuk do ta abuzon siç e bëri më 24 dhjetor", tha
Goran Misovski, LSDM.
"E kuptoj pse jeni kaq i zhgënjyer, sepse jeni një nga dirigjentët kryesor vitin e kaluar, kur e bënit skenarin e përgjithshëm. Maqedonia ndoshta nuk është më e pasur , por nuk e përjetoi kolapsin që ju e mbronit dhe donit të ndodhë gjatë skenarit të vitit të kaluar. Maqedonia doli nga kriza dhe me masat e përgjithshme që merren , qytetarët kushedi sa ti gënjeni janë të qetë", deklaroi Liljana Kuzmanovska, VMRO -- DPMNE.
Papunësia dhe emigrimi i kuadrove të reja kanë qenë çështje kyçe në debatin për buxhetin për vitin 2014.
"Vetëm në vitin 2012 Maqedonasit që kanë kërkuar shtetësi bullgare janë 6500, dhe deri në fund të vitit 2013, 59 mijë vetë morën pasaporta bullgare . Mendoni marrin pasaporta se revolucioni portokalli ka sukses në Maqedoni? Jo ! Njerëzit ikin nga varfëria", u shpreh Goran Misovski, LSDM.
"Edhe në vendet e tjera të rinjtë shkojnë jashtë për një të ardhme më të mirë. Edhe nga Spanja shkojnë në Amerikë dhe vende të tjera, lëvizin, për shkak se është kategori fleksibile dhe ndodhë në shumë tronditje të forta", tha Vladanka Avirovik, PSM.
Deputetët e opozitës thanë se kolegët e tyre nga mazhoranca në vend që të votojnë për projektet infrastrukturore për komunat nga të cilat vijnë ato, kanë votuar për projektin "Shkupi 2014".
"Për mua është shumë më e rëndësishme të votosh për rrugën Prilep -- Veles, që si amendament e japim me vite, në vend që të votojnë 12 milionë euro për karuselin panoramik", theksoi Goran Sugareski, LSDM.
"Si është ndjenja të vish nga Manastiri e të shtiresh se je deputet nga Shkupi?", u shpreh Vesna Bendevska, LSDM.
"Ndjehem mirë, aspak si kam mashtruar manastirasit , me atë program që dola, me ato amendamente edhe votova", u shpreh Liljana Kuzamnovska, VMRO -- DPMNE.
Debati për buxhetin për vitin e ardhshëm, duhet të përfundojë të premten. Natasha Stojanovska