A1 Report - Tahiri: Rritja e buxhetit per MB rrit sigurine. Opozita kunder

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- Buxheti i vitit 2014 për Ministrinë e Brendshme pritet të ketë efekt të drejtpërdrejtë në rritjen e sigurisë. Këtë e ka shprehur ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Sigurisë. Sipas Tahirit, rritja e zërit të buxhetit që shkon për institucionin që ai drejton, shërben për parandalimin e korrupsionit, ndërsa shtoi se nga kjo rritje përfitojnë rritje page 93 % e efektivëve të policisë. Por deputetët e opozitës kanë kundërshtuar buxhetin për Ministrinë e Brendshme, si dhe kanë kërkuar raportim për vrajen e dy vëllezërve nga Devolli në kufi me Greqinë dhe më pas janë larguar nga Komisioni i Sigurisë.

"Ky është buxheti më i madh në historinë e policisë. Lufta ndaj krimit ka kosto dhe kërkon para. Gjetëm në ministri një buxhet të keq me borxhe të mëdha. Ky buxhet e kthen në komoditet pune Policinë e Shtetit", tha Tahiri.

Lidhur me ngjarjen në kufi me Greqinë, ministri Tahiri tha se po vijojnë hetimet, dhe do të jepen detaje në një fazë më të vonë.

Ish-ministri Flamur Noka replikoi me ministrin Tahiri në lidhje me fondet për pagat e policëve. Noka tha se "paratë që po jepen janë jo për sigurinë në vend, por për sigurinë e policëve".

Në replikë, ministri Tahiri u shpreh se "Policia e Shtetit ishte kthyer në vend barcaletash për Mulin".

Ndërsa gjatë prezantimit të Buxhetit 2014 për Ministrinë e Brendshme, Pjerin Ndreu tha se buxheti për Policinë e Shtetit rritet me 14 %, "rritja më e madhe e ndodhur ndonjëherë".

Ndërsa shton se "buxheti për emergjencat civile rritet me 42 %".

Share This Video


Download

  
Report form