A1 Report - Prishja e kontrates se CEZ, Çekia kercenon me veto per Shqiperine

Report TV 2015-08-21

Views 0

PRAGË - Edhe Çekia do të vendosë veton për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke e lidhur këtë me prishjen e kontratës me kompaninë e shpërndarjes së energjisë, CEZ.

Kryeministri i këtij vendi, sipas mediave çeke, ka deklaruar se ishte një shpronësim i paprecedent i CEZ. "Ne besojmë se CEZ do të fitojë në arbitrazh," tha Jiri Rusnok.

"I kam thënë kryeministrit shqiptar se nëse nuk e njohin borxhin, me keqardhje do të bllokoj marrëveshjen me BE-në. Nuk është një gjë e këndshme, por nuk kemi çfarë të bëjmë," tha Rusnok.

Megjithatë, për momentin Çekia nuk ka si të vendosë veton, pasi statusi është shtyrë. Por kryeministri çek, që pak ditë më parë u kryqëzua për një fyerje ndaj Nelson Mandelës, lëshon një fyerje për shqiptarët.

"Nuk do më duhet të vendos veton pasi as holandezët, gjermanët, francezët dhe britanikët nuk janë shumë entuziastë për anëtarësimin e këtij vendi të bukur ballkanik, të mbushur me trafikantë droge".

Share This Video


Download

  
Report form