Pas amnistisë së dhënë për manjatin e naftës Khodorkovski, presidenti rus Vladimir Putin, ka aprovuar edhe amnistinë për vajzat e grupit punk Pussy Riot.
Njëra nga pjesëtaret e këtij grupi Maria Alyokhina, (ne foto) paraditen e sotme ka lënë qelinë e burgut Nizhni Novgorod, këtë gjë e ka bërë të ditur avokati i saj Peter Zaikin, për agjencinë Ria Novosti.
Gjithashtu sipas mediave ruse, pasditen e 23 dhjetorit, pritet të dalë edhe pjesëtarja tjetër e këtij grupi Nadezhda Tolokonnikova, e cila aktualisht gjendet në spitalin e burgut në Krasnoiarsk në Siberi.