Ligjet e mediave, RTVM favorizohet ndaj mediave private

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Ligjet që do të rregullojnë mediat, u miratuan, edhe pse në të njëjtën kohë, Qeveria dhe Shoqata e Gazetarëve kanë rënë dakord për të punuar ndryshime të reja. Fillimisht, ato u lejuan të miratohen ashtu si i përgatiti qeveria, e pastaj, përmes vërejtjeve që ka dërguar SHGM-ja, do të ndërhyhet me ndryshime. Në zgjidhjen aktuale, theksohet se një anëtar i Këshillit të Agjencisë së re do të propozohet nga shoqata e gazetarëve. Me ligjet që u miratuan, iu dha dritë e gjelbër edhe rregullimit të portaleve, por ato do të përjashtohen deri në ndryshimet e tjera. Këto ndryshime, pritet të nisin që nga janari i vitit të ardhshëm. Nga ana tjetër, janë një varg çështjesh që mbeten ende të pazgjidhura. Pushteti përcaktoi profesionin e gazetarit, por SHGM-ja nuk ndan të njëjtin qëndrim. Aktualisht,

"Gazetar është personi i cili kryen aktivitete për mbledhjen, analizën, përpunimin, formësimin dhe/ose klasifikimin e informatave që publikohen në media, dhe është i punësuar tek botuesi i medias ose ka nënshkruar kontratë me të, ose është person i cili kryen veprimtari gazetareske si profesion të pavarur (gazetar i lirë)".

Mbeten kontestuese zgjidhjet ligjore në lidhje me financimin dhe pavarësinë e shërbimit publik, përkatësisht RTVM. Me ligjet, sipas SHGM-së

"Në mënyrë të diskutueshme rregullohen mediat e shkruara, kurse kontestuese është edhe rregullimi ligjor i fushatave qeveritare, mbështetja financiare e transmetuesve kombëtarë për produksionin artistik dhe dokumentar vendor, si dhe dispozitat ndëshkuese".

Praktikisht RTVM i ka duart e lira në pjesën e financimit dhe në pjesën e programit, ndërsa mediave private elektronike iu imponohen një sërë detyrimesh. Mbeten të larta edhe dënimet për kundërvajtje për mediat private elektronike, ndërkohë që nga ana tjetër aplikohet edhe detyrimi që televizionet private të transmetojnë 8 orë muzikë maqedonase në javë dhe madje gjysma të jetë në periudhën prej orës 7 e deri në orën 19:00. Mediat private elektronike e konsiderojnë të diskutueshme këtë, pasi për arritjen e disa qëllimeve më të larta shteti e ka në dispozicion shërbimin e vetë publik, i cili krahas parave nga reklamat, merr para edhe nga buxheti. Krahas paralajmërimeve drejtuar pushtetit, ligjet mbeten në fuqi. Natasha Stojanovska

Share This Video


Download

  
Report form