Zaev: Viti që vjen, pushteti në shërbim të qytetarëve

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Vitin që po lëmë pas, lideri opozitar Zoran Zaev e vlerësoi si vit të humbur, vit të kthimit prapa të të gjitha proceseve si ato në fushën e politikës brendshme ashtu edhe ato të politikës së jashtme. Sipas Zaevit, po përshëndetemi me një vit të cilin secili nga ne individualisht do ta kujtojë si vit të luftës për mbijetesë.

"Asgjë nuk do të ndryshojë në rast se ne vetë nuk ndryshojmë dhe në rast se nuk ndryshojmë së pari mënyrën e të menduarit, të sjelljes dhe veprimit. Jemi në prag të viti 2014 të mbushur me plot shpresa dhe pritje.....Ajo që duhet të bëjmë është të kthejmë vlerat njerëzore sipas të cilave, fjala do të jetë fjalë, fytyra-fytyrë, ndërsa dora e shtrirë për humanizëm, solidaritet dhe mbështetje -- argument i mirë se jemi njerëz, në kuptimin e plot të fjalës. Të ndërgjegjësohemi se vetëm ne jemi zotër të jetëve tona dhe të mos lejojmë të bëhemi rob i pushtetit, i cili në fakt duhet të na shërbejnë ne", deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zaev, edhe pse për çdo fjalë e adresonte gishtin tek qeverisja e VMRO DPMNE-së, iu premtoi qytetarëve se LSDM-ja do të punojë më fuqishëm për qytetarët, për t'i çliruar ata nga diktatura e tanishme.

"LSDM-ja bashkë me qytetarët, qëndrojnë fort dhe të paluhatshëm në qëllimin që të ndryshojnë ambientin kaotik në shtet. LSDM-ja, bashkë me qytetarët, është e vendosur që frika të zëvendësohet me guxim, pëshpëritja me fjalën e lirë dhe të fort, dëshpërimi dhe pesimizmi të shndërrohen në krenari dhe optimizmin, varfëria dhe padrejtësia sociale, me një jetë të devotshme. Regjimi do të zëvendësohet me liri absolute për të gjithë", tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së

Në fund të fjalimit vjetor, lideri opozitar krahas urimeve për festat e fund vitit, tha se ai dhe partia e tij janë të vendosur që ta ngrenë Maqedoninë, nga një zorrë qorre në Ballkan, në një Maqedoni evropiane. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form