TIRANË - Presidenti i Republikes Bujar Nishani uron shqiptaret kudo ku ndodhen per nje vit te lumtur e te mbare per te gjithe.
Mesazhi i tij vjen me video dhe foto të posaçme, ku me nga një gotë në dorë para pemës festive uron gjithë familja Nishani.
Gjatë gjithë mesazhit të tij presidenti përveçse ka kujtuar mjekët, ruajtësit e rendit, ushtarakët dhe të tjerë, që festojnë larg familjes dhe miqve apo ka uruar të vobektit, të sëmurët, të vetmuarit, të braktisurit me "afrim, ngrohtësi dhe fat më të mirë", ka theksuar se uron posaçërisht të rinjtë, brezin e ri, që sa vjen dhe ndërgjegjësohet jo vetëm për problemet që i paraqiten shoqërisë sonë, por që ka treguar se është i zoti të marrë pjesë aktive në zgjidhjen e shumë prej tyre.