Haraçinë: Vitet kalojnë, kanali dhe premtimet boshe mbeten

alsatmtv 2015-08-21

Views 4

Rregullimi i kanalit në fshatin Haraçinë është shndërruar në mollë të ndaluar për banorët të cilat që nga viti 2001 kërkojnë mbylljen e këtij problemi që rrezikon jetën e tyre e në veçanti të fëmijëve që kalojnë pranë të tij për të shkuar në shkollë. Janë dhënë premtime e afate të shumta kohore për rregullimin e tij çdo herë kur rasti është sensibilizuar nga mediat apo kur banorët janë ngritur në protesta. Edhe sot kur televizioni Alsat u interesua për të satën herë për këtë rast, autoritetet nxorën një buldozer që e po shihni për të treguar se po punohet për zgjidhjen e këtij rasti, por pamje të tilla pa epilog janë parë shumë herë. Kreu i komunës, Brahim Ajvazi thotë se nuk dëshiron të komentoj premtimet e ministrave pasi me rëndësi për të është se punët kanë nisur.

"Nuk e di, deklaratat e ministrit nuk do ti komentoj. Ju vetë mund të merrni deklarata prej ministrit. Un sa e di atëherë kur u bë promovimi i kanalit atëherë ishte problem që të fillojë dhe filloj, me një kohë me një pauzë të shkurtër ia filluan përgatitjet e kanalit. Atëherë u bë një zhurmë se po punohet apo nuk po punohet. Normalisht se punët kanë filluar" , deklaroi Brahim Ajvazi, kryetar i komunës së Haraçinës.

Premtimet për rregullimin e kanalit kanë nisur që në vitin 2010 kur Haraçina u vizitua nga ish ministri i ekologjisë Nexhati Jakupi pas reagimeve të banorëve për anashkalimin e tyre. Premtimet vazhduan me ministrin e tanishëm të ekologjisë gjatë një vizite që realizoi më 15 tetor të vitit 2011. Ademi u premtoi banorëve se punimet do të përfundojnë gjatë vitit 2012

"Janë ndarë mjetet nga buxheti i Maqedonisë dhe përfundimisht projekti do të realizohet gjatë vitit 2012. Me kryetarin biseduam edhe për probleme tjera që tangojnë komunën si uji për pije, kanalizimi, infrastruktura dhe problemet tjera që i tangojnë banorët e Haraçinës", tha kohë më parë Abdilaqim Ademi, ministër i ekologjisë.

Më 25 korrik të vitit 2012, qeveria miratoi Projekt për ndërtimin e kanalit të hapur në Haraçinë ku zëdhënësi, Muhamet Hoxha tha se projekti do të fillojë gjatë 2012 dhe do të mbarojë deri në mes të vitit 2013, mirëpo edhe ky premtim pa epilog.

"Me realizimin e këtij projekti kapital për Haraçinën do të kontribuohet në mënyrë të drejtpërdrejt në rregullimin e infrastrukturës, parandalimin e përcjelljes së sëmundjeve të ndryshme, në mbrojtjen e ambientit jetësor si dhe në rregullimin e hapësirës para shkollës fillore", tha Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë (25 korrik 2012).

Meqë projekti nuk u realizua gjatë vitit 2012, zyrtarët vazhduan me premtimet për realizimin e tij në vitin 2013. Më 18 qershor, ministri i ekologjisë Abdilaqim Ademi së bashku me kryetarin e tanishëm të komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi, përuruan fillimin e punimeve për këtë kanal. Me këtë rast, ministri tha se brenda 16 muajve, gjegjësisht deri në tetor të vitit 2014 punimet në kanaline Haraçinës do të përfundojnë.

"Unë e thashë që sot në mënyrë zyrtare fillojnë punimet sepse ne kemi nënshkrua...

Share This Video


Download

  
Report form