Policia suedeze vazhdon hetimin e plagosjes së 12 vjeçarit i cili mendohet se është djali i Admir Tafilit. Ai u plagos me tre plumba dhe u godit me një thikë në qafë në prag të Vitit të Ri, në zonën Boda/Hässleholmen në Boras të Suedisë.
Ndërkohë Shqiptarja.com dhe Tv A1 Report publikon pamjet e vendit të plagosjes së 12-vjeçarit në Boras të të Suedisë, pasditen e 31 dhjetorit 2013 që sipas policisë lokale dyshohet se ka ndodhur për motive gjakmarrjeje.
Sipas Genc Tafilit, i dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e ish drejtorit të Policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari, 12-vjeçari i plagosur në Suedi është nipi i tij dhe djali i Admir Tafilit.
Mediat suedeze shkruajnë se djali vazhdon të jetë në spital dhe pritet t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Ndërsa për hetimet sqarojnë nuk ka asnjë gjurmë të autorit dhe ka pak shpresa për gjetjen e tij, pasi e lidhin me historinë e gjakmarrjes së familjes Tafili.
Mediat suedeze u referohen deklartave të zëdhënësit të policisë Bjor Blixter, një zëdhënës i policisë shkruan se "ngjarja është e ndërlikuar".
Një pistë tjetër hetimi është dhe fakti që objekt i sulmit të ketë qenë një pjesëtar tjetër i familjes, dhe jo fëmija 12 vjeç.
Autori është i moshës rreth 25 vjeç i cili kishte veshur rroba të zeza dhe kishte flokë të shkurtër. Ai akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.