A1 Report - Schumacher ende në gjendje kritike pas aksidentit në Alpet Franceze

Report TV 2015-08-21

Views 2

FRANCË - Nëntë ditë pas aksidentit në Alpet franceze, Michael Schumacher vazhdon të jetë në koma. Sipas doktorëve gjendja e tij është kritike, por e qëndrueshme. Gjermani ende vazhdon të luftojë për jetën e tij. Në spitalin e Grenoble janë mbledhur edhe familjarët e tij për t'i qëndruar afër.

Pak ditë më parë policia ka marrë në dorëzim kamerën që ndodhej në kaskën e Michael Schumacher në momentin e aksidentit dhe janë duke ekzaminuar pamjet filmike.

Ndërkohë një 35 vjeçar pretendon se ka arritur të filmojë rastësisht momentin e aksidentit të 7 herë kampionit të botës në F1. Sipas tij, ndërsa po regjistronte të dashurën e tij duke bërë ski dhe në sfond arriti të kapë me celularin e tij, momentin e aksidentit të Schumi-t.

Burri nga Essen i Gjermanisë ka ndërmend t'ia dorëzojë policisë videon për t'i ndihmuar në hetimin e tyre. 35 vjeçari u shpreh se në momentin e aksidentit, Schumacher nuk po bënte ski me shpejtësi siç kishte deklaruar edhe në momentet e para edhe zëdhënësja e tij, Sabina Kehm.

Michael Schumacher u përplas me kokë në një gur ndërsa bënte ski në një resort në Alpet franceze. Ai u dërgua me helikopter në spitalin e Greoble, ku kreu dhe 2 ndërkyrje kirurgjikale në kokë. Pak ditë më parë gjermani mbushi 45 vjeç.

Share This Video


Download

  
Report form