A1 Report - Vrasja dhe dy plagosjet ne Vlore per shkak te nje kontrate hoteli

Report TV 2015-08-21

Views 4

VLORE - Shënohet vrasja e parë për vitin 2014. Një sherr i nisur në orët e para të mëngjesit ka përfunduar me një të vrarë dhe 2 të plagosur në zonën e "Ujit të Ftohtë", para hotel "Delfinët". Viktima është Myrdar Binjakaj, 32 vjeç, ndërsa i plagosur është Klodian Binjakaj vëllai i Myrdarit dhe Reshat Muska, 43 vjeç kushëri i vëllezërve Binjakaj.

Identifikohet dhe i dyshuari për krimin. Ai është Kreshnik Nazëraj.

ORA 18:40 ZBARDHET EMRI I AUTORIT TE DYSHUAR TE VRASJES DHE SHKAQET
Disa orë pas ngjarjes në orën 18:35 është identifikuar edhe autori i këtij krimi, i cili është Kreshnik Nazëraj, 30 vjeç. Nazëraj është i lindur në Fier dhe banues në Vlorë në lagjen Uji i Ftohtë, i cili është shpallur në kërkim policor.

Policia lokale ka zbardhur edhe ngjarjen. Nga hetimet është zbuluar se, krimi ka ndodhur pasi një prej të plagosurve Klodian Binjakaj ka pasur me qera hotelin e babait të autorit N. Nazëraj.

Por kontrata ishte ndërprerë dhe familja Binjakaj pretendonte një shumë të madhe parash si pasojë e prishjes së kontratës së qeradhënies. E për këtë qëllim, ditën e sotme të plagosurit së bashku me disa të afërm kanë shkuar për të kërkuar shumë e lekëve që pretendonin.

Si rezultat i mosmarrëveshjes mes palëve, konflikti ka denigruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit dhe sendeve të forta.

Sipas policisë, të plagosurit janë kushërinj mes tyre dhe viktimës Klodian Binjakaj dhe Reshat Muska (djem xhaxhallarës dhe djalë teze).

ORA 13:30 KRIM NE VLORE, NJE I VDEKUR DY TE PLAGOSUR
Viktima e krimit të ndodhur në mesditë, është identifikuar si Myrdar Binjakaj, 32 vjeç, ndërsa i plagosur është Klodian Binjakaj vëllai i tij dhe Reshat Muska, 43 vjeç kushëri i vëllezërve Binjakaj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 në lokalin pranë hotel "Delfinit".

AUTORI MORI AUTOMATIKUN NGA MAKINA
Nga të dhënat e para hetimore mësohet se mes të lënduarve dhe autorit ka pasur një sherr i cili fillimisht ka nisur brenda lokalit, më pas është përshkallëzuar jashtë tij.

Autori për të cilin prokuroria thotë se e e ka identifikuar dhe ka nisur kërkimet për arrestimin e tij pas sherrit ka shkuar në makinën e tij dhe ka marrë armën tip automatik dhe ka qëlluar në drejtim të vëllezërve.

U QELLUA ME BRESHERI AUTOMATIKU
Policia u njoftua për breshëri automatiku në zonën e "Ujit të Ftohtë", ndërsa ambulanca transportoi në spitalin rajonal, dy persona të plagosur rëndë. Disa minuta pasi u transportua në spital, njëri prej të plagosurve ndërroi jetë.

Gazetari i A1Report, Armand Xhelili raportoi nga vendi i ngjarjes se në trotuar ishin gjetur disa gëzhoja automatiku dhe gjurmë të shumta gjaku.

DYSHOHET SE VRASJA KA NDODHUR PER SHKAK TE NJE BORXHI
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes dhe autorët e ngjarjes së rëndë, por nga të dhënat e para mësohet se shkak mund të ketë qenë një borxh i papaguar. Policia ka nisur hetimet dhe ka ngritur postblloqe pasi dyshohet se autorët janë larguar me një makinë nga vendngjarja.

Myrdar Binjakaj vdiq në spitalin e Vlorës nga plagët e shum...

Share This Video


Download

  
Report form