A1 Report - Vuçiç ne Graçanice: Beogradi s'heq dore nga serbet ne Kosove

Report TV 2015-08-21

Views 2

Ne masa ta shumta sigurie , zv.kryeministri Aleksander Vuçiç ka vizituar sot paradite Gracanicën në Kosovë.

Ai mori pjesë në liturgjinë e organizuar në manastirin e Graçanicës për krishtlindjet ortodokes.

Por pertej festimeve duket se zv.kryeminitri nuk ka lënë mënjane deklarat politike qe lidhen me serbët që jetojnë në Kosovë. Ai ka deklaruar prerë: "Serbia nuk do të heqë dorë nga qytetarë serbë që jetojnë në Kosovë".

Deklaratat të cilat pritet të ngjallin dhe reagimin e autoriteteve të Prishtinës.

Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se veprimi i protestuesve në Gjakovë ishte histerik duke shtuar se qytetarët e Kosovës nuk duhet të bëjnë kësi lloj veprimesh për të ndaluar vizitat serbe në kishat e tyre, raportojne mediat kosovare . Në vizitën e tij që duhet theksuar se monitorohej nga polici e shumtë e Kosovës, Vuçiç foli edhe për projektet të ndryshme që do të ndërtohen në komunat serbe në Kosovës.

Në Graçanicë merr pjesë edhe ministri serb i Mbrojtjes Nebojsa Rodic.

Share This Video


Download

  
Report form