A1 Report - Shpëtim Gjika mund të përfitojë nga amnistia e 100 vjetorit

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANE- Shpëtim Gjika kryetari i Bashkisë së Vlorës përpos argumenteve që ai pritet të sjellë në Gjykatën e Tiranës në favor të pafajsisë së tij mund të ketë një "dorë" ndihmë dhe nga qeveria e kaluar e drejtuar nga kryeministri Berisha. Vepra për të cilën akuzohet kreu i bashkisë së qytetit bregdetar të Vlorës, falsifikimi i dokumenteve është amnistuar bashkë me të gjitha veprat e tjera penale në amnistinë e iniciuar nga Berisha dhe të hyrë në fuqi më 28 nëntor 2012, në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ku kanë përfituar 2094 persona në "hetim dhe të dënuar".

"Rezulton se pjesa më e madhe janë të dënuar për vjedhje, pastaj ka edhe për plagosje të rëndë paragrafi parë, për falsifikim, armëmbajtje pa leje në paragraf të dytë dhe vepra të tjera", ka deklaruar asokohe një ndër zyrtarët më të lartë të Burgjeve.

Pikërisht klauzola e vendosur në ligjin për amnistinë për 100 vjetorin e pavarësisht e cila ka hyrë në fuqi ditën kur u themelua shteti shqiptar nga plaku i Vlorës Ismail Qemali, sipas të cilës të gjitha veprat e përcaktuara në këtë amnisti që janë proceduar para 30 shtatorit të vitit 2012 pushohet procedimi penal, për më tepër nuk nis çështja penale, është "shpëtim" për Gjikën.

Burimet saktësojnë se ardhja në Tiranë për gjykim e dosjes në ngarkim të kreut të bashkisë së Vlorës Gjika, me gjyqtarë dhe prokurorë që janë jashtë ngarkesave lokale vlonjate, pikërisht në funksion të kalimit të çështjes drejt aministimit ka ardhur, duke u mbështetur në ligjin e hyrë në fuqi më 28 nëntor 2012 që i amnistonte të gjitha çështjet që kishin të bënin me falsifikimin e dokumenteve.

Ajo që mbetet mister është fakti se si do të paraqitet çështja e aministimit të veprës penale të falsifikimit. Njëri ndër variantet më të mundshme është që, me përfundimin e hetimit të të gjithë anekseve të tjera të veprës penale me lejet e ndërtimit në bregdetin e qytetit të Vlorës, vetë organi i akuzës apo dhe gjykata mund të heqin dorë nga shqyrtimi i dosjes në ngarkim të kreut të Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika.

Dhe në këtë rast mbyllet çështja për të, referuar aministisë së 100 vjetorit të pavarësisë. Por në rast se kërkohet nga vetë Gjika referenca ndaj aministimit të 100 vjetorit të veprës penale të falsifikimit të dokumenteve për të cilën ai akuzohet, atëherë vërtet nuk do të ketë kosto ligjore, por kostoja politike do të jetë jo fort e lehtë për të. Pasi, pavarësisht fotos miqësore, postuar dhe në facebook, me kryeministrin Edi Rama, vetë Gjika do të ketë një rënie të krediteve politike deri në dorëheqje nga posti, nëse pranon falsifikimin dhe çështja mbyllet me amnisti.

Share This Video


Download

  
Report form