TIRANË - Policia e kryeqytetit ka nisur largimin e kambistëve dhe tregtarëve ilegal në tregun e njohur si dollari në kryeqytet.
Operacioni është kryer nga forcat e Drejtorisë së Policisë qarkut Tiranë, ndërsa për A1 Report burimet thanë se ky evakuim i kambistëve lidhet dhe me ngjarjen e fundit në Durrës ku u grabitën tre kambistë.
Në fakt nuk është hera e parë që kambistët dhe tregtarët largohen, nga zona e njohur si "Dollari" pas Bankës së Shqipërisë. Por largimi i tyre zgjat disa orë ose pak ditë, ku pasi largohet forcat e policisë tregtarët rikthehen sërish.
Një tjetër veprim i policisë ka qenë dhe regjistrimi i disa prej tregtarëve dhe kambistëve të shtuar së fundmi në këtë treg, pasi blutë janë duke verifikuar dhe për futje e objekteve të grabitura në këtë treg.