TIRANË - Dërgohen gjykim, pesë zyrtarët e Ministrisë së Punës në kohën kur drejtohej ky institucion drejtohej nga Spiro Ksera, pasi akuzohen për abuzimin me tenderin për aktivitetet për festën e 1 majit 2010.
Prokuroria e Tiranës, ka dorëzuar sot dosjen në Gjykatën e Tiranës, ndaj pesë personave të akuzuar.
Në dosjen e dorëzuar në Gjykatën e Tiranës, thuhet se: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë me datë 06 tetor 2011 ka regjistruar procedimin penal nr. 4166 për vepren penale të falsifikimit të dokumenteve, të parashikuar nga neni 186 I Kodit Penal. Ky procedim penal është regjistruar pas kallezimit të shtetases M. B. Kjo shtetase ka kallezuar funksionare të lartë të MPCSSHB Tiranë për veprime në kundershtim me ligjin gjatë organizimit të aktivitetit "1 Maji, Dita Ndërkombetare e Punetoreve".
DENONCIMET NGA KLSH DHE ANËTARJA E KOMISIONIT
Në dosjen e prokurorisë, thuhet se, kallëzuesja pretendon se është thirrur nga Kleves Bitro (drejtor i kabinetit të MPCSSHB) nga mesi i muajit Maj të vitit 2010 dhe i është kërkuar të nënshkruajë si anëtare e Komisionit për organizimin e aktivitetit. Kallezuesja nuk ka pranuar dhe sipas saj ky ka qene shkaku i largimit nga puna. Në denoncimin e bërë thuhet se, të njëjtin qëndrim e kanë mbajtur gjatë deklarimeve të tyre dhe shtetaset K. M. dhe A.SH.
Gjithashtu në prokurori, në datën datën 21 maj 2012 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Tirane është depozituar kallëzimi penal i Kontrollit të Lartë të Shtetit, në ngarkim të punonjësve të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës".
Në kallëzim thuhet se, "gjatë organizimit të aktivitetit për festën e 1 Majit të vitit 2010 është vepruar në kundërshtim me ligjin dhe në praktikën për organizimin e këtij aktiviteti ka mungesa të shumta për dokumentimin e aktivitetit, duke vlerësuar për një dëm ekonomik për shtetin në vleren 9.237.863 lekësh".
KOMISIONI U NGRIT ME URDHËR TË MINISTRIT KSERA
Pas regjistrimit të padive, Prokuroria e Tiranës në datën 22 maj 2010 ka vendosur bashkimin e procedimeve në një të vetëm. Gjatë hetimeve paraprake, hetuesit kanë zbuluar se, "me urdhërin e datës 26 prill 2010 të Ministrit të MPCSSHB (më poshte Ministri) është urdhëruar ngritja e Komisionit për ndekjen e procedurave dhe hartimin e dokumenteve në marrjen pjesë të ngjarjes, '1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtoreve' më këtë përbërje: Murat Mehmeti, Kryetar i Komisionit, Kleves Bitro, Flora Batusha, Ilir Ibrahimi dhe Besnik Dema anëtarë të Komisionit.
Po me urdhër të Ministrit në datën datë 26 prill 2010 është vendosur ngritja e Komisionit për specifikimet teknike të evenimentit '1 Maji , Dita Ndërkombëtare e Punëtoreve' me këtë përberje: Murat Mehmeti, Kryetar, Kleves Bitro, A. L., G. XH., dhe R. J., anëtare të komisionit. Vlera për organizimin e këtij aktiviteti ishte caktuar 19. 800. 000 (nëntëmbëdhjetë milionë e tëtëqindmijë) lekë".
KOMISIONI FTESA VETEM TRE SUBJEKTEVE
Gjatë hetimit është zbuluar se, "në datën 26 prill 2010 r...