A1 Report - Deputeti Frroku,i dënuar me 10 vjet burg në Belgjikë për vrasje

Report TV 2015-08-21

Views 29

BRUKSEL - Deputeti shqiptar, kreu i Partisë Kristian-Demokrate, Mark Frroku është dënuar në Belgjikë për vrasje. Me plot 10 vite burg në mungesë, dhënë në vitin 2010, për vrasjen e një bashkëkombasi të tij.

Ai madje duhet të rigjykohet në muajin shkurt para Gjykatës Penale të Nivelles pas Apelit të Gjykatës së Brukselit, që e dënoi në vitin 2010 në mungesë, pasi Frroku fitoi lirinë para se çështja ndaj tij të shkonte në gjykatë dhe aktualisht jeton në Shqipëri.

Kjo është akuza që faqja online Nord Eclair.be publikon ndaj deputetit shqiptar, madje duke ironizuar madje me titullin e lajmit: "Në Bruksel i akuzuar, në Shqipëri deputet", duke theksuar edhe që "i sapozgjedhur në Shqipëri në postin e ligjvënësit, ai rezulton i dënuar në mungesë me 10 vite burg në Belgjikë për vrasje, mbi afera prostitucioni dhe trafiku ilegal emigrantësh.

Konkretisht Mark Frroku akuzohet për vrasjen e një bashkëkombasit të tij, Aleksander Kurti, i vrarë në pasditen e 5 marsit 1999. Ai u gjend duke dhënë shpirt pas disa goditjeve me thikë, në rrugën 'Fonsny', në stacionin e trenit Gare du Midi.

Sipas Nord Eclair.be, rasti lidhet me botën e prostitucionit, ku veprojnë disa rrjete emigrantesh shqiptarë në Bruksel. Viktima, Aleksander Kurti me sa duket kishte 'shkelur' mbi aktivitetetin e anëtarëve të tjerë, bosë ose anëtarë të rrjeteve të imigracionit klandestin drejt Anglisë.

Pas disa denoncimeve anonime, 4 shqiptarë u identifikuan si fajtorë, ndër të cilët Besnik Morina (Mark Frroku) (41 vjeç) dhe Ajan Bytyçi (36) u klasifikuan si bashkëpunëtorë sipas mediave belge, si 'sudinfo.de'.

Ata u ndaluan nga policia pas shumë kohe, por dolën nga burgu përpara sesa të fiksohej data e gjyqit të Brukselit, në janar të 2010-s. Të katërt u shpallën fajtorë në përfundim të procesit dhe u dënuan me nga 10 vjet heqje lirie, në mungesë. Meqë qenë lënë të lirë para këtij çasti, ata nuk u paraqitën asnjëherë para togave të zeza.

Gjithmone sipas Nord Eclair.be, por pas rekursit të Prokurorit të Përgjithshëm, ka pasur një shfuqizim të masës së dënimit të 24 marsit 2010 dhe Frroku dhe Bytyçi duhet të rigjykohen. Rasti është planifikuar të nisë në Gjykatën penale e Nivelles, më 10 shkurt. Por të dy ende mungojnë në Belgjikë dhe jetojnë të lirë në vendin e tyre të origjinës, Shqipëri. Dhe sidomos Mark Frroku, i cili ka filluar që nga një karrierë politike që çoi atë për t'u zgjedhur më 23 qershor si deputet në parlamentin shqiptar.

Me gjithë këtë nga autoritetet shqiptare të drejtësisë nuk bëhet e ditur nëse ka patur apo jo kërkesë për ekstradimin e Frrokut, para se ai të përfshihej në politikë.

"Që prej këtij momenti, shtrohet pyetja nëse Frroku gëzon apo jo imunitet parlamentar? Sigurisht jo në Belgjikë, ku teorikisht ai mund t'i nënshtrohet gjykimit, meqë faktet, fajësimi dhe rikthimi i procesit në gjykatë kanë ndodhur para zgjedhjes së tij deputet. Asgjë s'na pengon, na thotë një eksponent i jurisprudencës. Po Shqipëria, do ta ekstradonte gjithsesi njërin prej deputetëve të saj?...

Share This Video


Download

  
Report form