A1 Report - Lirohet Xhelal Mziu, del nga qelia me dy gishtat lart

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANE- Në orën 12: 45 kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu është larguar nga qelia e burgut 302, vetëm 2 orë pasi Gjykata e Apelit dha vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim me paraqitje.

"Komentet i bëri drejtësia"- ishte reagimi i parë i Xhelal Mziut menjëherë sapo ka lënë qelinë duke ngritur dy gishtat lart, simbol i Partisë Demokratike, pjesë e së cilës është. Gjykata e Apelit liron nga qelia e burgut kryetarin e bashkisë së Kamzës Xhelal Mziun.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Zeqine Sollaku mori vendim për ndryshimin e masës së sigurisë nga "arrest me burg" dhënë nga gjykata e Tiranës në "detyrim me paraqitje". Mbështetësit të vendosur para godinës së gjykatës brohoritën vendimin.

Vendimi u dha rreth orës 10: 15 minuta dhe media iu komunikua nga vetë avokati i Mziut, Genc Gjokutaj.

Sipas avokatit gjykata ka argumentuar vendimin për lirimin nga qelia të Mziut me faktins e nuk ekzistojnë rrethana rënduesie për largimin e Mziut apo ndryshimin e provave. Ndërkohë që nga ana e prokurorisë është kërkuar që të lihet në fuqi vendimi i Gjykatës së Tiranës për masën e arrestit.

Pas pak pritet të nisë shqyrtimi i masës së sigurisë edhe për juristin në bashkinë e Kamzës, për të cilën gjykata e Tiranës ka dhënë masën e arrestit "burg në mungesë"

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura pa praninë e medias dhe as të kamerave.
Kryetari i Bashkisë së Kamzës kërkoi lirimin nga burgu në Gjykatën e Apelit. Ai ankimoi vendimin e Gjykatës së Tiranës i cili e dha "arrest me burg" për kryebashkiakun blu në krye të Kamzës në mandatin e tij të dytë.

Dhjetra mbështetës të kreut të Bashkisë së Kamzës ishin vendosur para godinës së gjykatës në pritje të vendimit.

Share This Video


Download

  
Report form