A1 Report - Shkoder, shkendija elektrike djeg banesen, deme materiale

Report TV 2015-08-21

Views 0

SHKODËR - Luhatjet e energjisë elektrike kanë bërë që 6 anëtarët e familjes Dedaj në fshatin Guci të re në komunën Rrethina të Shkodres të mbeten në qiell të hapur, pasi shtëpia ku banonin është shkrumbuar nga zjarri.

Ngjarja e ka ndodhur mesditën e së hënës ku sipas dëshmitarëve në vendngjarje, disa luhatje të njëpasnjëshme të tensionit të energjisë elektrike kanë shkaktuar zjarrin në banesën dykatëshe, ndërsa flakët janë përhapur menjeherë në të gjithë objektin duke e shkrumbuar brenda pak minutash të gjithë banesën.

Luhatja e tensionit ka bërë që zjarri të bjerë fillimisht tek televiziori dhe brenda pak sekondash flakët janë përhapur në gjithë banesën. Në mungesë të zjarrfikësve, kanë qënë banorët e fshatit që më mjete rrethanorë kanë bërë të mundur vetë shuarjen e flakëve.

Share This Video


Download

  
Report form