KAM market, kushte shtesë për punësimin e shqiptarëve

alsatmtv 2015-08-21

Views 8

Në shpalljen e fundit për të punësuar arkëtar, marketi KAM në Tetovë kërkon aftësi dhe afinitete të caktuara nga kandidatët maqedonas dhe të tjera për ata shqiptarë. Në këtë shpallje e cila qëndron në hyrje të këtij marketi, mund të shihen qartë dallimet rreth kushteve për tu punësuar në këtë market, varësisht se i takon etnitetit maqedonas ose atij shqiptar. Për kandidatët maqedonas marketi KAM kërkon që të kenë të mbaruar shkollimin e mesëm, të jenë të sjellshëm dhe komunikativ, të njohin punën me kompjuter dhe mos të jenë më të moshuar se 40 vjeç, ndërkohë nga kandidatët shqiptarë kërkohet që të kenë të mbaruar shkollimin e mesëm, por në kllapa është shtuar se ata duhet të kenë sukses të shkëlqyeshëm, të jenë të sjellshëm dhe komunikativ, të mos jenë mbi 40 vjeç, dhe për dallim nga kandidatët maqedonas atyre nuk u kërkohet të dinë punën me kompjuter, por të kenë të mbaruar shërbimin ushtarak! Këto kushte të ndryshme në një shpallje të vetme, pronarët e marketit KAM sot nuk dëshiruan ti komentojnë. Ata përmes telefonit vetëm thanë se me mediat komunikojnë nëpërmjet postës elektronike dhe se për këtë rast, ata do të përgjigjen me shkrim gjatë ditës. Deri në këto çaste autoritet e KAM-it nuk u përgjigjen rreth kësaj shpallje. Mbetet të shihet nëse këto kushte për punësim që kërkojnë aftësi të caktuara për maqedonasit dhe të tjera për shqiptarët, janë të qëllimshme apo nëse bëhet fjalë për gabim. Valmir Kuçi

Share This Video


Download

  
Report form