TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në kryeministri grupin e Task Forcës për energjinë që udhëhiqet nga zv/kryeministri, Niko Peleshi. Rama gjatë fjalës së tij theksoi problematikën e trashëguar në sistemin energjetik sidomos në kuadër të humbjeve gjatë shpërndarjes. Taska forca e mbledhur në nivel ndërqeveritar synon përmirësimin e nivelit të arkëtimeve dhe minimizimin e humbjeve në rrjet.
"Kjo taskforcë për përmirësimin e qendrueshëm të nivelit të arkëtimeve dhe uljen e nivelit të humbjeve në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike, që fillon punën sot nën drejtimin e zëvendës kryeministrit Niko Peleshi, ka një impakt tjetër që shkon përtej këtij qëllimi kryesor. Nënvizoj tre aspekte kryesore që lidhet task forca dhe gjithë operacioni që fillojmë sot. Së pari gjendja alarmante që kemi trashëguar në sistemin e energjisë elektrike. Së dyti domodsdoshmëria në një fushë jetike, pasi nesër rrezikon të kthehet në një fatkeqësi kombëtare, nëse sot nuk bëjmë atë që na takon. Dhe së treti është domosdoshmëria për të përtërirë përgjegjshmërinë që kërkon për shoqërinë tonë", tha Rama.
RAMA: SITUATË ALARMANTË, KONSUMATORËT NË BORXH PËR ENERGJINË
Duke u ndalur tek shifrat e regjistruara gjatë vitit 2012 dhe 2013, kryeministri Rama tha se ka një numër të madh të konsumatorëve që janë borxh me energjinë, dhe po kështu edhe biznese. Sipas Ramës gjendja në vitin 2013 është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa përmirësim i lehtë është regjistruar me marrjen e masave në tetor nga administratori i ri.
"Në kushtet e sotme 91% e kontratave të konsumatorëve dhe 88 % të kontratave të biznesit rezultojnë me borxhe në kontratat e energjisë elektrile. Këto shifra flasin vetë për sitiuatën e trashëguar dhe rëndësinë e kësaj taskforce. Humbja e energjisë së blerë ka rezultuar 36.6 % në tetor, 43.3 në nëntor, 55% në dhjetor 2012. Energjia që do shkonte për shërbimin dhe ndriçimin e një vendi, ka shpuar nga të 4 anët xhepat e këtij vendi.
Gjendja është përkeqësuar në vijim gjatë vitit 2013, dhe krahasuar me një vit më parë, humbja dhe vjedhja janë thelluar. Me fillimin e punës nga administratori i ri në 20 tetor 2013, dhe marrjes së masave të menjëhershme për të frenuar hemoragjinë e rëndë në sistem ka nisur një frenim paraprak, por kurrsesi përfundimtar dhe i qëndrueshëm i humbjeve dhe vjedhjes. Kjo taskforcë ka detyrimin që të vendosë të gjithë strukturat e shtetit në shërbim të një misioni të qartë, kthimin e grafikut të frenimit të humbjeve dhe vjedhjes, nënjë grafitk në renie të vazhdueshme, dhe kthimin në situatë normale. Në dhjetor 2013, humbja ka qenë 2.4 % më e vogël se humbja e të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Nevojitet një ndërhyrje vendimtare dhe një punë sistematike, që do vijojë deri në fund të këtij mandati të qeverisë sonë. Jetëgjatësia e kësaj taskforce për një vit, parashikon bërjen e një analize për të parë rezultatet dhe për të parashikuar punën në vijim", vijoi Rama.
RAMA: DO SHLYEJMË BORXHET E INSTITUCIONEVE PËR ENERGJINË
...