Alban Bushi, Menaxheri i Kombëtares i ftuar në Emisionin "Airport Sport" zbuloi të ardhmen e Kombëtares. Bushi sqaron nevojat emergjente për sulmues, por thotë se me lojtaret aktual do të përballohet fushata e ardhshme kualifikuese.
Bushi e cilëson Adnan Januzajn një talent të madh që së shpejti do të fitojë "Topin e Artë" dhe ja vlen ti lutesh. Ish-sulmuesi i kërkon edhe Kryeministrit Rama që të bindë talentin e United të zgjedhë Shqipërinë.
Ndërkohë, burime të A1Report kanë mësuar se shumë shpejt Rama dhe Duka do të kenë takim me Januzajn dhe babain e tij. Për Bushin, Duka e meriton edhe një tjetër mandat në krye të FSHF ndërsa vetë Bushi pas 2-3 vitesh e shikon veten trajner tek Kombëtaret e moshave.