TIRANË - Në hapjen e zyrës së moderne të punësimit Rama ka zgjedhur t'u përgjigjet me anekdodë dyshuesve dhe mohuesve: Se do ia dalë në modernizimin e shtetit.
"Për mohuesit që na gjenden gjithmonë pranë do thonë si ka mundësi që u mblodhën gjithë këta për një zyrë punësimi, dua tju tregoj një anekdodë.
Në një nga debatet si gjithmonë të ndezura të Kryeministrit të njohur anglez Benxhamin Izraeli me politikanin, por edhe me Kryeministrin e parë që njihet si Kryeministri më i moshuar anglez Ëilliam Blackstone, ky i fundit i thotë Kryeministrit z.Izraeli: Nuk mund të jetë mjaftueshmërisht i sigurtë për asgjë nga ato që pretendon. Dhe Izraeli i përgjigjet: Shpresoj të isha i sigurtë për të paktën një gjë saç është kundërshtari im i sigurtë për të gjitha. Dhe unë jam thuajse i sigurtë për vendosmërinë tonë në rrugën e transformimit dhe modernizimit të shtetit shqiptar. Dhe hapja e kësaj zyre është në rradhë të parë shprehja e kësaj vendosmërie".