A1 Report - Panariti ne Shkoder: Masa per te shmangur permbytjet

Report TV 2015-08-21

Views 2

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti ka zhvilluar sot një vizitë në qarkun e Shkodrës për t'u njohur me problematikën e këtij rrethi dhe për të përcaktuar objektivat për këtë vit.

Në fillim të vizitës së tij, ministri Panariti është ndalur në Drejtorinë Rajonale Bujqësore Shkodër, ku u takua me specialistë të bujqësisë, të shërbimit veterinar, bordit të Kullimit, AKU etj.

Ministri Panariti theksoi se problematika më e madhe për Shkodrën është rreziku i përmbytjeve, ndaj Ministria e Bujqësisë ka marrë masa paraprake duke rehabilituar plotësisht hidrovorin e Velipojës, Tales e Çasit për të rritur kapacitetin e tyre.

Megjithatë ministri Panariti shtoi se duhet bërë një punë intensive nga pushteti lokal por dhe nga vetë fermerët që në bashkëpunim me bordet e kullimit të pastrojnë kanalet e para të dyta e të treta në mënyrë që të parandalohen dëmet që mund të vijnë nga përmbytjet.

"Thatësira e tejzgjatur dhe moti i ngrohtë që vazhdon të jetë prezent dhe në këto ditë të janarit, do të kërkojë një kompensim të këtij bilanci hidrik të munguar. Gjithë sistemi i hidrovorëve, kanaleve kulluese, përgjithësisht është projektuar dhe ndërtuar për të përballuar niveli shiu që nuk i kapërcejnë 40 milimetra reshje shiu për 24 orë".

Panariti i bëri apel të gjithë fermerëve që të bashkëpunojnë me bordet e kullimit për të mbajtur të hapura vijat e tyre kulluese. "Në rast se ato nuk bashkëpunojnë, kuptohet që sistemi do të jetë i cunguar, duke mos qenë në gjendje të drenojë ujrat", pohoi ai.

Share This Video


Download

  
Report form