Shoqata për Bashkëjetesë i ka vendosur kushte sot Kryetares së Komunës së Tetovës, për problemin e emërtimit "Sveti Ilija" në Kodrën e Diellit. Sipas Shoqatës, problemi duhet të zgjidhet në 30 ditë, në të kundërtën, ata do të ngrihen në protestës. Shoqata dërgoi edhe një kërkesë tjetër, për ndërtimin e një xhamie përballë kishës ortodokse.
"Ne kërkojmë nga kryetarja e komunës të zbardhet juridikisht rasti me emërtimin irritues në Kodrën e Diellit me emrin "Shën Ilija", nga kryetarja e komunës apo urbanizmi komunal kërkojmë që të ndahet të ndahet një tokë për ndërtimin e një xhamie sepse aty është bë një vendbanim me shumë banor të përhershëm.... "Nëse nuk bëhet kjo dhe nuk plotësohen kërkesat tona ne do t'i ngremë qytetarët në një protestë këtu para objektit komunal", deklaroi Nexhat Bexheti, kryetar i Shoqatës për Bashkëjetesë "Zgjate Dorën".
Protesta ishte parashikuar të mbahej këtë të shtunë, por Shoqata për Bashkëjetesë, së bashku me shoqatat e tjera jo qeveritare të Tetovës, vendosën t'i linin kohë dhe shans komunës për zgjidhjen e problemit. Bashkim Sulejmani