TIRANE- Një nxënëse e vitit të dytë në shkollën "Asim Vokshi" është lënduar lehtë, pasi është shembur tavani i klasës. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 10:25, ndërsa në klasë po zhvillohej mësim. Në momentin e shembjes në klasë ndodheshin 10 nxënëse por për fat të mirë nuk ka pasur të plagosur rëndë.
Pjesa e suvasë e shkëputur nga tavani, ra në kurrizimin e një nxenëse të shkollës e cila ka pësuar dëmtime të lehta.
Godina e shkollës "Asim Vokshi" u rikonstruktua pjesërisht në vitin 2011.