A1 Report - Atentat te denuarit me 25 vjet burg. Me te vritet dhe kunati

Report TV 2015-08-21

Views 1

Dy persona njëri prej tyre Astrit Gjepali, i cili po kryente dënimin me 25 vjet burg për vrasje, janë ekzektuar në një atentat pranë Rrogozhinës. Viktima e dytë është kunati i Gjepalit, Halit Fici, biznesmen i njohur në Durrës, për të cilin në vitin 2009 policia italiane ngriti akuza për trafik droge.

Astrit Gjepali dhe Halit Fici janë ekzektuar në një atentat pranë Rrogozhinës. Vrasja ka ndodhur rreth orës 13:00 të mesditës së sotme.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën të ditur se i burgosuri Astrit Gjepali ka qenë duke u kthyer në burgun e Peqinit pasi ishte larguar me leje të posaçme më 9 janar dhe do të kthehej sot në mesditë. Viktima e dytë është Halit Fici, i cili është kunati i Gjepalit dhe po shoqëronte me makinë drejt qelive të burgut.

Në atentat kanë mbetur të plagosur dhe 2 persona të tjerë, Astrit Gjipalit dhe dhe Mariglen Balliu.

Astrit Gjepali ishte kapo i bandës së njohur "banda e Gjepalit" që ka vepruar në 1997 dhe është ekstraduar nga Italia në 2006. Ishte dënuar me 25 vjet burg.

Vrasja ka ndodhur në vendin e njohur si Bishti i Zhurit, në hyrje të Rrogozhinës, rreth 40 km larg qytetit të Durrësit.

Share This Video


Download

  
Report form