Ka tentuar të takojë vëllanë, i cili kishte gjyq ne gjykaten e Lezhes, por pretendon se eshte dhunuar nga policia, teksa nuk e linte per ta takuar.
Ngjarja është shënuar ditën e sotme në Lezhë, ku 20-vjeçarja Emelinda Bushi, e cila ndodhet në muajin e 3 të shtatzanisë pohon se është dhunuar nga uniformat blu dhe ajo është shtruar me urgjencë në spitalin e Lezhës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Në intervistën e dhënë për mediat 20-vjeçarja thotë se është dhunuar nga uniformat blu, çka ka bërë që ajo të kalojë në gjendje të fikët.
Prinderit e Emelindes i janë drejtuar policise se Lezhes, duke protestuar para komisaritit, per te takuar zyrteret e policise per te dhene shpjegime per ngjarjen. Ata pretendojne se djali i tyre, i cili akuzohet per grabitjen e tre banesave ne Lezhe, eshte i pafajshem dhe eshte arrestuar pa te drejte nga uniformat blu.
17-vjecari, i cili u arrestua tre dite me pare per grabitjen e tre banesave ne lagjen Beslidhja te Lezhes eshte njohur sot me masen e arrestit nga gjykata megjithese ky i fundit nuk e ka pranuar akuzen.
Policia e Lezhes nuk e ka pranuar incidentin, teksa thote se gjate mases se arrestit nuk lejohen familjare qe te jene brenda ambjenteve te gjykates.