TIRANE- Ish-kryetari i SHISH Fatos Klosi në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" thotë se lufta në Siri bëhet nga formacione islamike dhe nga Shqipëria.
Teksa ka folur për statusin, ai thotë se nuk ka pasur pengesa fetare, por Shqipëria duhet të plotësojë detyrimet. Për të lufta kundër të korrupsionit dhe dënimi i të "paprekshmëve" është i rëndësishëm, por me këtë gjyqsor s'ka shanse.
Njëherësh Klosi thotë se Berisha përmes kërcënimeve me destabilitet kërkon të bëjë politikë përmes terrorit dhe revolta.
Janë shtuar organizatat islamike të cilat merren me furnizimin e grupeve islamike muhaxhidinë që luftojnë në Siri. Rasti më i fundit, e tregoi këtë. Shkaku i këtyre "rrjedhjeve" drejt Sirisë dhe cilat mund të jenë masat e shtetit e organeve ligjzbatuese?
Tani lufta në Siri po bëhet kryesisht nga formacione islamikë, prandaj nuk është për t'u çuditur që ka dhe nga Shqipëria. Në këtë drejtim nuk është e arsyshme të kërkohen masa nga shteti shqiptar. Opinioni publik dhe sidomos Komuniteti mysliman duhet të shtojnë propagandën për t'u treguar "mëndjeve të prishura" se Allahu nuk kënaqet kur sheh që myslimanët vriten me myslimanë të tjerë, në Siri.
Vendet anëtare të BE e shtynë statusin e vendit kandidat për Shqipërinë për në qershor. Mendoni se këto elementë mund të ndikojnë negativisht, aq më tepër dhe kur vetë kryeministri ka thënë se ka vende skeptike që na paragjykojnë si vend mysliman?
Nuk e di se kush ka qënë arsyeja e vërtetë që u vendos për shtyrjen e dhënies së statusit për Shqipërinë, megjithate nuk më besohet se lidhet disi me myslimanizmin e një pjese të besimtarëve shqiptarë. Unë mendoj se Shqipërisë i bën mirë që t'i përbushë me të vërtetë detyrimet e statusit, duke besuar se përmbushja e këtyre detyrimeve është më e rëndësishme për shoqërinë shqiptare, se sa marrja formale e statusit.
Ka disa kohë që kanë dalë në skenë elementë te terrorit, siç ishte rasti i venies së tritolit në linjën e tensionit të lartë në Milot por dhe marrjen në mbrojtje nga opozita e autorëve të këtyre akteve. Si e komentoni këtë rigjallërim të terrorit, dhe cila duhet të jetë sjellja e shtetit për t'i parandaluar ato?
Populli ka një shprehje të shkurtër, por kuptimplotë: "ujku mjegull do". Aktivizimi i këtyre grupeve, që kujtuam se ishin bërë "shtetarë", tregon se është e vërtetë dhe shprehja tjetër që thotë: "ujku qimen ndërron, por zakonin s'e harron". Situatat e "pasigurisë" kanë qënë, dhe në kohë të shkuara, ndihmëse e politikës agresive opozitare. Thirrjet për "një revoltë të vendosur, për të rimarrë sa më shpejt pushtetin", qoftë dhe padashje, këtu të çojnë.
SHISH si një ndër organet në luftën kundër elementëve antishtet, mendoni se pas rotacionit ka nevojë për një reformë të thellë, qoftë dhe për të larguar militantët partiakë nga drejtimi...?
Kur forcat e reja drejtuese duan të bëjnë reforma të gjithanëshme për europianizimin dhe rritjen e efikasitetit të institucioneve, dhe SHISH, si pjesë e këtyre institucioneve duhet të bëjë pë...