A1 Report - Meta mbledh komitetin drejtues te LSI: Reformat te pashmangshme

Report TV 2015-08-21

Views 0

Kryetari i Lëvizjes Socialiste në mbledhjen e komitetit drejtues të kësaj partie deklaron se 2014 është viti i reformave të mëdha dhe të pashmagnshme.

Meta u ndal në një sërë reformash, sidomos në sistemin e drejtësisë dhe reforma territoriale, ku kërkohët dhe gjithëpërfshirja dhe konsensusi politik.

"REFORMA TERRITORIALE ËSHTË DOMOSDOSHMËRI"
"Reforma territoriale është domosdoshmëri. Nëse vendi ka prapambjetje të theksuar kjo është pikërisht lidhur me situatën sa i takon ndarjes administrative dhe territoriale të vendit, ka qenë që nga 1992 në zgjedhjet lokale të asaj kohe. Nuk lejohet asnjë lloj sallamandre por synohet konsensus dhe gjithëpërfshirje një reformë në bashkëpunim të ngushtë me ekpertët e vendeve më të zhvilluara.

META: REFORMA NE DREJTESI KOMPLEKSE POR DHE KYCE
Duke e cilësuar reformën në drejtësi "kyçe" Meta tha se kemi të bëjmë dhe me "një reformë komplekse".

"Jemi të ndërgjegjshëm që është e domosdoshme të bëhet një reformë që t'i japë drejtim të gjithë reformave. Kërkon konsensus dhe gjithëpërfshirje dhe jo pasion politik të çastit. Kërkon bashkëpunim të të gjithë forcave politike por nuk mund të jetë vetëm reformë e politikës por të bëhet pjesë dhe opioni public që të kuptojmë e ndërgjegjësohemi se nuk është reform që synon të shndërrojë në të prekshëm dhe të paprekshëm disa insituticone por të vendosë një standard të zbatimit të ligjit nga të gjithë. Askush nuk duhet të ndihet u privilegjuar apo i shmangur nga ndjenja e llogariadhënies", tha Meta.

META: NEVOJITET NJË QARJE E RE NDAJ BIZNESIT
Kreu i LSI-së, Ilir Meta tha se nevojitet një qasje e re ndaj biznesit, ndërsa theksoi se qeveria do të shlyejë borxhet e prapambetura ndaj sipërmarrësve.

"Është koha të vendosim standard të ri të ligjit. Jam i bindur që do të jetë viti i parë i aleancës që ofron mundësi të reja për ristrukturimin e ekonomisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Është emergjente një sjellje e re ndaj biznesit. Nuk është çështje e rëndësishme që tatimi ishte 10 % dhe u bë 15 %, pavarësisht se ne nuk donim. Por të jeni të siguritë që nuk mbetet arsyeja kryesore kjo, për të përmirësuar klimën e biznesit. Kjo qeveri pranoi hapur borxhin që kishte biznesit për veprat ekonomike", tha Meta.

META: TË REALIZOJNË REFORME NE SEKTORIN E UJESJELLESIT
Meta tha se për përmirësimin e rrejtit të ujësjellësit janë parashikuar fonde të mëdha, por kjo pjesë vazhdon të shfaqë probleme të ndjeshme.

"Sepse mënyra e administrimit dhe tranzicioni që ka pasur gjithmonë në këtë sektor ujësjellësi ka bërë që që të humbin shuma të jashtëzakonshme fondesh dhe qyetarët të mos kenë ujë. U keqmenaxhuan fondet, si dhe vihet re edhe mungesa e reformave të duhura", theksoi Meta.

"QEVERIA DO T'I JAPË FUND PROBLEMIT ME ENERGJINE"
Sipas kreut të LSI-së, qeveria Rama-Meta do t'i japë një zgjidhje afatgjatë problemeve në fushën e energjisë të hasura në vend. Meta tha se "Fusha e energjisë është një nga problemet më të mëdha financiare të buxhetit të shtetit e ekonomisë, është problem...

Share This Video


Download

  
Report form