A1 Report - Familjaret e vellezerve Çollaku ne proteste: Tahiri te dorehiqet

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE- Familjarët e dy vëllëzërve Çollaku të vrarë pak kohë më parë në kufirin me Greqinë protestuan paraditen e sotme në qendër të qytetit të Bilishtit. Ata akuzojnë qeverinë se nuk po zbardh qëllimisht këtë ngjarje dhe kërkojnë të dorëhiqet ministri Saimir Tahiri.

"Ai është kriminel dhe ka hedhur baltë mbi të vdekurit "-shprehen familjarët e dy vëllezerve Çollaku të cilët u vranë dy muaj më parë në kufirin shqiptaro-grek.

Me pankarta dhe fotografitë e djemve të tyre nëpër duar kanë kërkuar drejtësi.

Ata kanë shprehur zhgënjim nga shteti shqiptar dhe kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit Tahiri duke pohuar se nuk ka lejuar zbardhjen e ngjarjes duke mbështetur versionin jo të vërtetë të policisë greke.

Familjarët kanë pohuar se janë të vendosur të vijojnë protestat e tyre jo vetëm për djemte e tyre por për të gjithë shqiptaret të cilët janë vrarë padrejtësisht njëkohësisht kanë kërkuar një riekspertizë të thellë mjeko-ligjore

Dy vëllezerit Çollaku nga fshati Shuec i Devollit u vranë nga policia greke mbrëmjen e 7 dhjetorit ne kufirin greko shqiptare. Protestës së familjarëve iu bashkua edhe shoqata e emigrantëve dhe kjo protestë vijoi rreth 1 orë . Ndërkaq vetëm disa ditë më parë familjarët zhvilluan një protestë të ngjashme në Romë pranë ambasadës shqiptare.

Share This Video


Download

  
Report form