A1 Report - Sequi në A1 Report: Nese vijohet keshtu, Statusi gati ne qershor

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANË - Ambasadori i BE në Shqipëri, Ettore Sequi ka qenë i ftuar në emisionin "Tete a tete" në A1 Report, ku ka dhënë një intervistë me gazetarin Artur Nura.

Sequi theksoi se Statusi i Shqipërisë është një përparësi personale e tij, "që e ka ndarë me kolegët në Bruksel", që "të bëjmë më të mirën e mundshme që Shqipëria të marrë Statusin e vendit kandidat".

"S'jam as optimist, as negativist, jam realist. Jam i bindur që Shqipëria i ka të gjithë fuqitë, kontributet. Shqipërisë i duhet vlerësuar kontributi dhe progresi. Fyle tha se "ka një rendez-vous për Shqipërinë në qershor". Nëse angazhimet do mbeten në të njëjtin nivel s'kam asnjë dyshim se rendez-vous do jetë e lumtur për Shqipërinë", parashikoi Sequi.

Ai më tej ka biseduar mbi mbështetjen që BE i ka dhënë shoqërisë civile dhe dyshimeve mbi financimet për to, për projektet për rininë "e admirueshme" shqiptare, mbi përgatitjen en jë konference për romët etj.

Nura: Nder për këtë studio, kënaqësi t'ju kemi këtu.
Sequi: Është kënaqësi për dy arsye të jap intervistë; është mirë të shpjegojmë më mirë se ç'bën Europa dhe e dyta ju jeni një ndër analistët më të favorshëm, që do ta vlerësoja më tepër.

Pyetja e parë, mbi përparësitë lidhur me axhendën europiane të Shqipërisë dhe Statusin e vendit kandidat në qershor?
Përparësi për mua është çuarja përpara e axhendës europiane të vendit. Kam një përparësi personale, që e kam ndarë me kolegët në Bruksel, që të bëjmë më të mirën e mundshme që Shqipëria të marrë Statusin e vendit kandidat. Statusi është arritje shumë e madhe. Përparësitë kryesore do lidhen me disa nga konceptet që janë shprehur dhe në tetor, gjatë paraqitjes së paketës së rajonit dhe raportit të progres-raportit për Shqipërinë që kanë të bëjë me shtetin e së drejtës, konkurrueshmërinë, të drejtat e njeriut, të LGBT, romëve, lirinë e shprehjes, duke marrë parasysh faktin se këto janë të lidhura më njëra-tjetrën. Duke folur për të drejtën luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, por ka efekt të drejtpërdrejt te konkurrueshmëria, ekonomia, se kur flasim për investime të huaja, si funksionon ekonomia flasim për drejtësinë, për uljen e korrupsionit. Kur flasim për funskionimin e mirë të institucioneve demokratike, flasim për vende që duan të investojnë, bizneset. Se ata investojnë aty ku ekziston shpresa. Gjërat janë të lidhura, duke përfshirë dhe të drejtat themelore. Demokracia s'mund të konsiderohet pa respektimin e të drejtave themelore.

Jemi vend në zhvillim?
Por është bërë përparim në shumë fusha duhet bërë në lirinë e shprehjes, romët me vëmendje më të madhe. Dua të anoncoj duke përfituar nga rasti që po planifikojmë të organizojmë një konferencë për romët. Kjo pjesë e angazhimit tonë

Po e përgatisni ju?
Është sipërmarrje e përbashkët mes nesh dhe qeverisë.

E di që keni punë të vështirë që Shqipëria të funksionojë si shtet i së drejtës si pjesa tjetëer e Europës. Çfarë kontributi ka pasur delegacioni në Shqipëri në shifra konkrete?
Mund të them me krenari se BE...

Share This Video


Download

  
Report form